Devolli: Bëmë shumë dhurata, vetëm me punë dilet nga situata

Devolli: Bëmë shumë dhurata, vetëm me punë dilet nga situata

19:04, 31/01/2025

Bledar Devolli theksoi pas disfatës së radhës përballë Vllaznisë se ekipi i tij ka bërë shumë ‘dhurata’.

“Sa filloi loja, dhuruam një gol, edhe pse ishim në superioritet numerik. Goli i dytë pastaj, përsëri në tranzicion. Folëm në pushim të ndeshjes, morëm masat, sa filloi pjesa e dytë,  u ndëshkuam dhe u bë më e vështirë. Rrezikuam, u munduam të bënim diçka, prodhuam, nuk është se nuk prodhuam në pjesën e dytë. Por ndoshta ishte edhe një ditë ‘jo’, ndoshta edhe fatin nuk e kishim me vete se në çdo aksion Vllaznia na vinte në portë. Duhet të jemi të përulur, të bëhemi të gjithë bashkë të dalim nga kjo situatë sa më shpejt.

Edhe fati është pjesë e lojës se golin e parë e morëm shpejt duke ia dhuruar Malës, në ato zona spastrohet, a ka mundësi të dalë topi nga stadiumi? Me golin e dytë prapë shumë shpejt, filluam pastaj te pjesa e dytë, marrim prapë gol, pastaj rrezikuam gjithçka për gjithçka me të gjithë sulmuesit. Por nga unë i pari duhet të marrim përgjegjësi, futbollistët, nga nesër të përulur që të dalim nga kjo situatë, presim të kthehen edhe lojtarët e dëmtuar.

Nuk jam nga ata trajnerë që ia hedh fajin këtij reparti. Kur humbasim, humbasim të gjithë e kur fitojmë, fitojmë të gjithë. Jazxhi është i rëndësishëm se është për shumë vite te Teuta, lider. E presim të kthehet si sot Vila, Çyrbja, Karabeci, lojtarë me eksperiencë. Të gjithë bashkë të përulur në stërvitje të përmirësojmë gjerat e eliminojmë gabimet, vetëm me punë dilet nga kjo situatë’, deklaroi tha Devolli.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco