Inter fiton miliona falë Champions-it, Inzaghi tregon bisedën mes Lautaro-s dhe Asllanit

Inter fiton miliona falë Champions-it, Inzaghi tregon bisedën mes Lautaro-s dhe Asllanit

16:35, 31/01/2025

Simone Inzaghi po sjell përfitime të mëdha financiare për Interin falë suksesit në Champions League. Sipas ‘Tuttosport’, me të ardhurat nga vendi i katërt në fazën e ligës të edicionit aktual, klubi ka arritur një total prej 315 milionë eurosh nga kompeticionet europiane që kur Inzaghi mori drejtimin e skuadrës.

Vetëm këtë sezon, Interi ka grumbulluar tashmë 86 milionë euro, ndërsa një kualifikim në çerekfinale do t'i sillte klubit edhe 12.5 milionë euro shtesë. Përveç kësaj, pjesëmarrja e sigurt në Kampionatin Botëror për Klube do të garantojë edhe 20 milionë euro të tjera.

Inzaghi flet pas triumfit 3-0 ndaj Monacos

Në konferencën për shtyp, pas fitores 3-0 kundër Monaco-s, e cila e vendosi Interin mes katër më të mirave të Champions League, trajneri italian komentoi mundësinë e një përballjeje me Juventusin ose Milanin në fazën e 1/8-ave:

"Duke parë klasifikimin, në tetëshen më të mirë nuk kishte skuadra aq të mëdha. Kishte rrezik për një përplasje të fortë dhe kjo mund të ndodhë. Jam i lumtur, nuk ishte e lehtë të përfundonim të dytët në barazim me Barcelonën dhe Arsenal-in: kemi bërë një rrugëtim të jashtëzakonshëm."

Puna e tij me Lautaro Martinez

I pyetur për Lautaro Martinez, Inzaghi theksoi se nuk ka pasur kurrë dyshime për të:

"Kam thënë gjithmonë që është kapiteni ynë dhe nuk isha i shqetësuar kur nuk shënonte. Këtë mëngjes ai dhe Asllani qëndruan pas stërvitjes për të ekzekutuar penallti, të dy i realizuan. Para ndeshjes pashë që biseduan dhe në rast se do të kishte një penallti, do të ekzekutonte njëri prej tyre, pasi mungonin Calhanoglu, Taremi, Zielinski dhe Arnautovic."

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco