Epoka e Sérgio Conceição-s te Milani nisi në mënyrën më të mirë, me fitimin e Superkupës së Italisë, por problemet në Serie A vazhdojnë. Skuadra nuk arriti kualifikimin e drejtpërdrejtë për në fazën e 1/8-ave të UEFA Champions League pas humbjes në Zagreb (2-1).
Shevchenko, legjendë e kuqezinjve, komentoi situatën dhe shprehu keqardhjen për largimin e Paulo Fonseca-s, në një intervistë për gazetën "La Stampa":
"Di disa gjëra si tifoz i Milanit... më vjen keq për Paulo Fonseca-n. E njoh mirë dhe gjithmonë ka treguar drejtësi dhe vlera të larta. Në Ukrainë bëri një punë të mirë dhe besoj se e la Milanin me idenë e projektit të tij. Diçka nuk funksionoi dhe tani duhet të shohim përpara. Shpresoj që ky ndryshim të sjellë një përmirësim."
Ukrainasi foli edhe për mbërritjen e trajnerit të ri, Sérgio Conceição: "Në Superkupë dha një injeksion energjie, luajti me grintë, por Milani, siç u pa në kampionat kundër Juves dhe më pas në Champions, nuk pati vazhdimësi. Fonseca gjithashtu e fitoi ndeshjen kundër Real Madridit, por nuk arriti të vendosë një nivel të qëndrueshëm."
Shevchenko kritikoi gjithashtu Rafael Leão-n, duke deklaruar se ai nuk është një lider i vërtetë për skuadrën: "Gjithmonë të njëjtat gjëra... nëse Leão dëshiron të jetë një lojtar i rëndësishëm dhe të bëjë histori te Milani, duhet të japë shumë më tepër. Cilësitë e tij nuk diskutohen, por ai nuk është lider... mund të bëhet i tillë vetëm nëse merr përgjegjësi. Pyetja është: A e dëshiron ai këtë?"
Në fund, ish-sulmuesi theksoi se Milani ka potencial për të mbyllur sezonin në mënyrën e duhur, duke marrë si shembull fitoren në dy derbin e Milanos:
"Kjo tregon se Milani ka potencialin e një skuadre të fortë. Nuk fitohen dy derbi si këto rastësisht. Megjithatë, diçka mungon. Çfarë nevojitet? Vendosmëri dhe përkushtim. Përkushtim, pavarësisht gjithçkaje, dhe aftësia për të vuajtur në ndeshjet e vështira."
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: