Të mërkurën do të luhen ndeshjet e fundit të fazës së grupit në Champions League, vendimtare për të përcaktuar tetë skuadrat që avancojnë direkt në fazën tjetër dhe 16 ekipet që luajnë në “play-off”.
Kjo është një sfidë delikate edhe për Bayern Munich, që ndodhet në vendin e 15-të dhe në sfidën e fundit do të luajë ndaj Slovan Bratislava. Por trajneri Vincent Kompany nuk e di ende se cili portier do të luajë në këtë ndeshje.
Sipas “Bild”, kapiteni Manuel Neuer nuk është stërvitur dje dhe ka punuar në ambiente të mbyllura për shkak të një dëmtimi. Stafi mjekësor shpreson se ai mund të rikuperojë në momentin e fundit.
Në atë rol, Kompany është i detyruar të bëjë pa të dëmtuarin Daniel Peretz, ndërsa Sven Ulreich është i pezulluar.
Për më tepër, blerja e Jonas Urbig nga Këln nuk është ende zyrtare.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: