Serie A/ Interi nuk i ndahet Napolit, fitore bindëse ndaj Lecces

Serie A/ Interi nuk i ndahet Napolit, fitore bindëse ndaj Lecces

20:00, 26/01/2025

Interi ka marrë një fitore të thellë në Lecce, aty ku djemtë e Inzaghit dominuan nga fillimi në fund dhe shënuan 4 gola. Serinë e golave e hapi Frattesi në minutën e 6-të.

Kapiteni Lautaro Martinez dyfishon shifrat në minutën e 39-të.

Zikaltrit shënuan dhe dy gola të tjerë në pjesën e dytë. Dumfries shënoi golin e tretë në minutën e 57-të dhe katër minuta më vonë Taremi shënon golin e katërt nga pika e bardhë e penalltisë.

Inzaghi i dha dhe disa minuta në dispozicion Kristjan Asllanit. mesfushori shqiptar u aktivizua në minutën e 75-të në vend të Frattesit.

Me këtë fitore, Interi nuk i ndahet Napolit. Ekipi i Contes kryeson me 53 pikë, 3 më shumë se zikaltrit, por këta të fundit kanë një ndeshje më pak.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco