Haaland: Pavarësisht një fillimi të tmerrshëm, skuadra luajti në mënyrë fantastike

Haaland: Pavarësisht një fillimi të tmerrshëm, skuadra luajti në mënyrë fantastike

09:02, 26/01/2025

Manchester City duket se po i rikthehet normalitetit pas një krize që pati në fillim të këtij sezoni. Citizens kanë triumfuar mbrëmjen e djeshme në ‘Etihad Stadium’ me rezultatin 3-1 ndaj Chelsea, duke marrë fitoren e dytë radhazi dhe duke e çuar në 6 numrin e ndeshjeve që nuk janë mposhtur, në ‘Premier League’.

Lojtari që shkëlqeu në këtë ndeshje ishte ylli norvegjez Erling Haaland, ku shënoi 1 gol dhe dhuroi një asistim.

Haaland përkundër disavantazhit që kishin në fillim të ndeshjes, e ka cilësuar të shkëlqyer paraqitjen e skuadrës së tij kundër Chelsea.

“Ishte në përgjithësi një paraqitje e shkëlqyer, pavarësisht një fillimi të tmerrshëm. Skuadra luajti në mënyrë fantastike dhe unë jam shumë i kënaqur me rezultatin.” tha ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco