VIDEO/ Bayerni merr fitoren e pestë radhazi, ‘Aspirinat’ ngecin përballë ‘Demave të Kuq’

VIDEO/ Bayerni merr fitoren e pestë radhazi, ‘Aspirinat’ ngecin përballë ‘Demave të Kuq’

17:35, 25/01/2025

Në Bundesligë është java e Bayernit të Mynihut. Skuadra bavareze fiton 1-2 në fushën e Frieburgut dhe duke përfituar nga ndalesa e Levekusenit 2-2 përballë Leipzigut në transertë krijon një distancë (+6) edhe më të ndjeshme ndaj ‘Aspirinave’ në garën për titullin kampion.  

Harry Kane (15’) dhe Kim Min-Jae u dhanë avantazhin e dyfishte bavarezëve para se Ginter të shkurtonte diferencën në në 1-2 në minutën e 68-të. Ky gol nuk e shmangu humbjen e Frieburgut, pasi në minutat e mbetura nuk pati ndryshim tjetër rezultati.

Frieburg – Bayern 1-2

Keqardhje për Levekusenin, që nga epërsita e dyfishtë 0-2 (shënuan Schick dhe Garcia me asiste të Wirtz), e mbyllën ndeshjen në barazim 2-2, pasi zhvilloi një pjesë të dytë të dobët ndaj “Demave të Kuq”.

Vendësit mundën të barazonin me finalizimin e Raum në fundin e pjesës së parë dhe autogolin e Tapsoba.  

Leipzig – Levekusen 2-2

Nuk arrin të fitojë Borussia e Dortmundit, e cila barazoi 2-2 me Ëerder Bremenin. Verdhezinjtë mbetën me 10 lojtarë në pjesën e parë pas ndëshkimit me karton të kuq të Schlotterbeck, megjithatë shënuan të parët me Guirassy në minutën e 28-të. Autogoli i Friedl në fillim të pjesës së dytë e çoi rezultatin në 2-0, për Ëerder Bremeni arriti të realizonte dy herë me Bittencourt dhe Ducksch.

Dortmund – Werder 2-2

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco