Ish-futbollisti i Juventusit dhe Interit i jep fund karrierës në moshën 41-vjeçare

Ish-futbollisti i Juventusit dhe Interit i jep fund karrierës në moshën 41-vjeçare

16:11, 24/01/2025

Futbollisti brazilian, Felipe Melo, ka njoftuar përfundimin e karrierës së tij në moshën 41-vjeçare. Pas tri vitesh me Fluminense-n, ai nuk rinovoi kontratën me klubin dhe vendosi t’i japë fund karrierës në futboll.

Në një postim emocionues në rrjetet sociale, ai shkroi:

"Sot përfundoj një nga kapitujt më të rëndësishëm të jetës sime: karrierën time si futbollist. Ishin vite të pabesueshme, plot beteja dhe arritje, por mbi të gjitha, vite ku pashë qëllimin e Zotit të realizohej në çdo hap që hodha. Çdo moment që përjetova ishte i udhëhequr nga dora e Tij dhe jam pafundësisht mirënjohës për privilegjin që pata të bëj atë që dua."

Felipe Melo ka pasur një karrierë të pasur në futbollin evropian, duke luajtur për klube të mëdha si Juventus, Galatasaray dhe Inter. Në vitin 2017, ai u rikthye në Brazil dhe u bashkua me Palmeiras-in, ku fitoi dy herë Kupën Libertadores dhe një kampionat brazilian (Brasileirão), nën drejtimin e trajnerit Abel Ferreira. Në tri vitet e fundit, ai ka luajtur me Fluminense-n, duke regjistruar 23 ndeshje në vitin 2024.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco