Në këtë edicion të ri të Champions League gjithçka është kaq e ngjeshur sa ndryshon nga raundi në raund. Ajo që dukej si një finale për jetë a vdekje midis Stuttgart-it dhe PSG-së në ndeshjen e fundit tani mund të mos jetë aq dramatike. Të dyja skuadrave u mjafton një barazim. Rrezik i lartë për një "marrëveshje të heshtur".
PSG-ja e Luis Enrique-s shpëtoi një situatë kritike në Champions pas fitores ndaj Manchester City-t. Tani është Guardiola ai që është në rrezik. Megjithëse parizienët ende nuk e kanë të sigurt kualifikimin mes 24 ekipeve më të mira, PSG-ja merr frymë më lirshëm dhe madje mund të luajë për barazim ndaj Stuttgart-it, duke siguruar që të dyja skuadrat të kalojnë në fazën tjetër.
Francezët dhe gjermanët janë aktualisht të pozicionuar në fazën e 1/16-ve. PSG-ja mban vendin e 22-të me 10 pikë dhe një diferencë golash +2. Ndërsa Stuttgart-i është në vijën e kuqe me gjithashtu 10 pikë, por me një diferencë golash -1. Vetëm Manchester City dhe Dinamo Zagreb, me nga 8 pikë, shpresojnë të marrin këto vende, dhe ndoshta Shakhtari me shumë pak gjasa.
City luan kundër Club Brugge në Etihad. Nëse fitojnë, arrijnë në 11 pikë dhe do të kenë një bilanc më të mirë sesa belgët, me City-n në +2 dhe Brugge-n në -2. Pra, pavarësisht nga ajo që ndodh në ndeshjen City-Brugge, një barazim midis PSG-së dhe Stuttgart-it do t'i kualifikonte të dyja, pasi do të ishin më mirë sesa City ose Brugge.
Ja si qëndron klasifikimi në Champions League:
Rreziku tjetër është Dinamo Zagreb, që ka 8 pikë dhe një diferencë golash -8. Sfida është jashtëzakonisht e madhe për skuadrën e Fabio Cannavaro-s. Ata duhet të fitojnë në shtëpi ndaj Milanit dhe të shënojnë të paktën 7 gola diferencë për të kaluar Stuttgart-in, në rast se ndeshja midis këtyre të fundit dhe PSG-së përfundon në barazim. Praktikisht e pamundur.
Përfundimisht, Stuttgart-i dhe PSG-ja e dinë tashmë se një barazim do t'i kualifikojë pothuajse 100% në playoff. Nuk mund të rrezikojnë të humbin, pasi humbësi mund të tejkalohet nga City dhe Dinamo Zagreb në rast fitoreje të tyre, dhe Club Brugge, pavarësisht humbjes, gjithmonë do të qëndronte me 11 pikë.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: