Vinicius refuzon ofertat stratosferike nga Arabia Saudite, i premton besnikëri Real Madridit

Vinicius refuzon ofertat stratosferike nga Arabia Saudite, i premton besnikëri Real Madridit

14:36, 23/01/2025

Vinicius Junior betohet për dashuri karshi Real Madridit. Sulmuesi brazilian, i intervistuar pas fitores 5-1 ndaj RB Salzburg në Ligën e Kampionëve, komentoi thashethemet mbi transferimin e tij të mundshëm në Arabinë Saudite për një shumë marramendëse: “E ardhmja ime? Vetëm Real Madridi. Kam shënuar 101 gola me klubin e ëndrrave të mia. Kam ardhur shumë i ri në Madrid dhe të jem në gjendje të hyj në historinë e këtij klubi më bën njeriun më të lumtur në botë. Faleminderit të gjithë shokëve të mi që më ndihmuan ta arrij këtë numër. Hala Madrid!”.

Ishte e lehtë për Real Madridin e Carlo Ancelottit kundër Salzburgut në ndeshjen e shtatë të fazës së grupit të Ligës së Kampionëve.

“Los Blancos” u argëtuan kundër austriakëve dhe fituan 5-1, rezultat themelor në garën për t’u kualifikuar në raundin tjetër.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco