PSG ndërpret kontratën me Bernat, i hapet rrugë zyrtarizimit të sulmuesit francez tek Juvja

PSG ndërpret kontratën me Bernat, i hapet rrugë zyrtarizimit të sulmuesit francez tek Juvja

19:45, 22/01/2025

Marrëveshja mes Kolo Muani dhe Juventusit më në fund është gati të zyrtarizohet. PSG po lirohet nga një prej vendeve të huazimit duke ndërprerë kontratën e Juan Bernat, i cili aktualisht është i huazuar te Villarreali dhe kontrata i përfundon në qershor, duke i hapur kështu rrugën sulmuesit francez që të transferohet në Torino deri në fund të sezonit.

Kolo Muani kishte kryer tashmë vizitat mjekësore dhe kishte filluar stërvitjet nën drejtimin e Thiago Motta. Tani ai mund të regjistrohet zyrtarisht dhe të vihet në dispozicion të trajnerit. Pritet vetëm zyrtarizimi në orët e ardhshme. Ish-sulmuesi i Eintracht-it mund të debutojë të shtunën në kampionat kundër Napolit dhe nuk përjashtohet mundësia që të luajë nga minuta e parë.

Një vend tjetër mund të lirohet nga Cher Ndour, i cili aktualisht është i huazuar te Besiktas. Lojtari pëlqehet në Itali dhe Fiorentina po lëviz për ta marrë me transferim përfundimtar. Në këtë rast, PSG do ta përdorte hapësirën e liruar për të huazuar Skriniar-in te Fenerbahçe.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco