Dëmtohet Patric, ndryshon situata e Hysajt te Lazio

Dëmtohet Patric, ndryshon situata e Hysajt te Lazio

15:13, 22/01/2025

Në kampin e Lazios ka shqetësim dhe ankth për gjendjen e Patric, që rrezikon të operohet dhe rrjedhimisht pritet që të qëndrojë jashtë fushës së blertë për një kohë të gjatë.

Për të zëvendësuar spanjollin, drejtuesit e klubit bardhekaltër po mendojnë për zgjidhjet e mundshme emergjente për të mbyllur boshllëqet e krijuara në prapavijë.

Siç shkruan “Il Messaggero”, drejtuesit e Lazios po mendojnë të rikthejnë në organikë Hysajn.

Mbrojtësi shqiptar nuk u federua në kampionat dhe Kupat e Europës në pjesën e parë të sezonit, por këto javët e fundit është rikthyer të japë kontributin e tij në fushë, duke treguar profesionalizëm dhe eksperiencë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco