Trajneri Amorim e pranon: Jemi Manchester United më i dobët i historisë!

Trajneri Amorim e pranon: Jemi Manchester United më i dobët i historisë!

09:50, 20/01/2025

Manchester United nuk po gjen qetësi pasi dje u mund në “Old Trafford” me shifrat 3-1 përballë Brightonit.

Disfata ishte e dhjeta në kampionat dhe tani “Djajtë” janë më afër zonës së rënies nga kategoria se katër vendeve të para.

Kjo situatë ka shqetësuar Ruben Amorim, i cili pasoi Ten Hag për t’i dhënë jetë një skuadre, e cila është në “vdekje” klinike. “Ishim shumë të lehtë për t’u mposhtur prej rivalëve tanë”, analizoi pas ndeshjes situatën tekniku portugez, i cili nuk kurseu kritikat për shfaqjen e radhës horror të Onanës.

“Sigurisht që jemi ekipi më i dobët i historisë së këtij klubi dhe sa më shpejt e kuptojmë një fakt të tillë aq më shpejt mund të dalim nga kjo situatë”, tha Amorim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco