Ancelotti: Reali është dobët këtë sezon? Jemi të parët në La Liga

Ancelotti: Reali është dobët këtë sezon? Jemi të parët në La Liga

21:02, 19/01/2025

Në intervistën pas fitores 4-1 ndaj Las Palmas, Carlo Ancelotti është shprehur se nuk i kupton dot ata që thonë se Real Madrid është dobët këtë sezon.

“Kam dëgjuar duke thënë se Real Madridi është i dobët këtë sezon, por ne jemi të parët në La Liga”, tha Ancelotti.

Një përgjigje shumë e qartë për ata që kritikojnë “Los Blancos” për paraqitjet e bëra deri tani në këtë sezon.

Gjithashtu, Ancelotti pati fjalë të mëdha për Mbappe, duke e konsideruar francezin si qendër sulmuesin më të mirë në botë. “Kylian Mbappe? Ai është qendërsulmuesi më i mirë në botë, nuk kam dyshim për këtë”, u shpreh trajneri italian.

Pas 20 javësh, Real Madridi renditet në vendin e parë në La Liga me 46 pikë, dy më shumë se Atletico Madrid dhe 7 pikë më shumë se Barcelona, e cila nuk shkoi më shumë se barazimi 1-1 ndaj Getafes.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco