Kupa e Shqipërisë për moshat, përcaktohen skuadrat finaliste

Kupa e Shqipërisë për moshat, përcaktohen skuadrat finaliste

18:10, 19/01/2025

Janë luajtur këtë fundjavë ndeshjet gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë U-17 dhe U-19, ku u përcaktuan ekipet finaliste.

Në grupmoshën U-17, finalen e madhe e siguruan Apolonia dhe Partizani.

Të shtunën në “Shtëpinë e Futbollit”, fierakët mundën Skënderbeun 3-1, ndërsa të kuqtë fituan sot ndaj Vorës 2-1.

Kupa e Shqipërisë U-17

Gjysmëfinalet

Vora – Partizani 1-2

Apolonia – Skënderbeu 3-1

Finalja

Partizani – Apolonia

Tirana – Teuta është finalja e Kupës së Shqipërisë për grupmoshën U-19.

Bardheblutë triumfuan ndaj Dinamo City-t 2-0 dhe avancuan më tej, ndërsa sfida e luajtur sot, Teuta – Apolonia, përfundoi me fitoren minimale të durrsakëve 1-0.

Kupa e Shqipërisë U-19

Gjysmëfinalet

Tirana – Dinamo City 2-0

Teuta – Apolonia 1-0

Finalja

Tirana – Teuta

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco