Marrëveshja milionere e Haaland-it/ 1 milion € javë, 52 milionë € vit dhe 500 milionë € deri në vitin 2034

Marrëveshja milionere e Haaland-it/ 1 milion € javë, 52 milionë € vit dhe 500 milionë € deri në vitin 2034

18:43, 17/01/2025

Manchester City njoftoi të këtë të premte rinovimin afatgjatë të kontratës me Erling Haaland dhe, sipas ‘The Athletic’, klubi nuk kurseu për të siguruar që norvegjezi të firmoste deri në vitin 2034. Përveç heqjes së klauzolave të lirimit, të cilat do të jenë të vlefshme vetëm nga viti 2029 dhe me shifra "parandaluese", golashënuesi norvegjez u shpërblye financiarisht për rëndësinë e tij të madhe në ekipin e Pep Guardiolës, siç e tregojnë edhe 111 golat në 126 ndeshje gjatë dy sezoneve e gjysmë në Angli.

Kontrata e mëparshme, që ishte e vlefshme deri në vitin 2027, i siguronte Haaland-it rreth 20 milionë euro në vit. Tani, paga e do të jetë më shumë se dyfishi i aktuales. Sipas ‘The Athletic’, paga bazë e re është caktuar në 35 milionë euro në vit (për krahasim, Kylian Mbappé te Real Madridi fiton 31 milionë euro në vit si pagë bazë). Megjithatë, kjo shifër mund të rritet ndjeshëm nëse Haaland arrin objektivat e përcaktuar (si golat e shënuar), duke e çuar pagën e tij në 52 milionë euro në vit.

Haaland mund të përfitojë rreth 1.06 milionë euro në javë dhe mbi 4 milionë euro në fund të çdo muaji. Në përfundim të kontratës, në vitin 2034, kur sulmuesi do të jetë 34 vjeç, ai do të ketë fituar pothuajse gjysmë miliardi euro nga kjo kontratë, pa përfshirë të ardhurat nga reklamat. Kjo është një nga kontratat më të mëdha në historinë e futbollit anglez dhe një ndër më të mëdhatë në nivel ndërkombëtar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco