NBA/ Oklahoma fiton duelin e kreut ndaj Cleveland

NBA/ Oklahoma fiton duelin e kreut ndaj Cleveland

10:18, 17/01/2025

Skuadra e Oklahomas fitoi 134-114 ndaj Cleveland në përballjen mes dy ekipeve më të mira këtë sezon në NBA.

Një ndeshje e dominuar nga vendasit, ku Alexander Shai ishte i papërmbajtshëm në fushë, autor i 40 pikëve.

Tashmë të dy ekipet kanë të njëjtin numër fitoresh e humbjesh (34/6).

Fitore të rëndësishme jashtë fushe korri ekipi i Phoenix, që mundi 130-123 Washington, ndeshje ku shkëlqeu Devin Booker, autor i 37 pikëve. Ai u mbështet edhe nga Durant me 23 pikë.

Indiana, falë 54 pikëve të dyshes Siakam-Turner, mundi 111-100 Detroit në fushën e këtij të fundit.

Një paraqitje të mirë bëri skuadra e Clippers, që mundi 118-98 Portland.

Vendimtar ishte stoli i ekipit kalifornian, nga ku erdhën 46 pikë. Një ndeshje të mirë bëri ekipi i Sacramento, që në shtëpi mundi 132-127 HoustonDeRozan me 33 pikë ishte lider për Kings, më i miri në fushë.

Rezultatet

Detroit – Indiana            100-111

Washington – Phoenix   123-130

Oklahoma – Cleveland   134-114

Portland – Clippers         89-118

Sacramento – Houston    132-127

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco