Kontratë rekord me Manchester Cityn, Erling Haland firmos për 9.5 vjet

Kontratë rekord me Manchester Cityn, Erling Haland firmos për 9.5 vjet

09:59, 17/01/2025

Erling Haland nuk do largohet nga Manchester City. Sulmuesi norvegjez ka nënshkruar një kontratë rekord, për 9 vjet e gjysmë.

Sipas “Athletic”, zgjatja e kontratës heq të gjitha klauzolat e mëparshme të lirimit në marrëveshjen e yllit norvegjez.  Marrëveshja e re e Haland thuhet se është një nga kontratat sportive më fitimprurëse të të gjitha kohërave. Ai do të jetë 34 vjeç kur t’i skadojë kontrata e re.

Marrëveshja ekzistuese e norvegjezit do të skadonte në verën e vitit 2027.

Zgjatja do t’i japë një shtysë të madhe Cityt mes një sezoni të vështirë për kampionët në fuqi të Premier Ligës të cilët aktualisht janë në vendin e gjashtë në tabelë, 12 pikë prapa kryesuesit Liverpul.

Deri tani, ai ka realizuar 16 gola në 21 ndeshje në kampionatin anglez.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco