Mirel Josa merr drejtimin e klubit nga Kosova

Mirel Josa merr drejtimin e klubit nga Kosova

17:48, 16/01/2025

Mirel Josa ka befasuar me zgjedhjen e re. Trajneri i njohur shqiptar është prezantuar te klubi i Vëllaznimit në Gjakovë.

Kështu Josa do të japë kontributin e tij në ligën e dytë për nga rëndësia e futbollit në Kosovë, pasi më parë ishte pjesë e Besës. Vëllaznimi ka si objektiv të rikthehet në elitë.

“Me kënaqësi ju njoftojmë që KF Vëllaznimi ka arritur marrëveshje me Trajnerin e mirënjohur Mirel Josa.

Josa nga sot e ka filluar detyrën e shefit të shtabit teknik në klubin Kuqezi dhe përgatitjet për sezonin pranveror.

Mirel Josa një emër i njohur në futbollin mbarëshqiptar, me një përvojë të jashtëzakonshme dhe një vizion të qartë për të vazhduar me KF Vëllaznimin.

Mirel Josa:

5x Kampion i Shqipërisë

2x Fitues i Kupës së Shqipërisë

2x Fitues i Superkupës së Shqipërisë

1x Fitues i Kupës së Kosovës

Klubet e mëparshme: KF Tirana, FC Skënderbeu, KF Vllaznia dhe FC Prishtina”.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco