Dinamo, fitore tenistike për kualifikimin në çerekfinale

Dinamo, fitore tenistike për kualifikimin në çerekfinale

15:22, 15/01/2025

Dinamo City e pati thjesht një formalitet kualifikimin në çerekfinale të Kupës së Shqipërisë. Blutë e kryeqytetit mposhtën thellë 5-1 Erzenin në takimin e zhvilluar në “Elbasan Arena”, duke e rreshtuar veten mes tetë ekipeve më të mirë të këtij kompeticioni.

Spikati në këtë takim me tregolësh Mandela, që zhbllokoi fillimisht rezultatin në minutën e 12-të, para se Hoxha i Dinamos të realizonte autogol pa u mbyllur 20 minuta lojë.

Gjithsesi, në minutën e 37-të Bregi ktheu epërsinë e Dinamos pasi realizoi saktë një 11-metërsh.

Në pjesën e dytë, Mandela realizoi dy gola të njëpasnjëshëm, për t’ua lënë radhën Nanit dhe Vilës, të cilët vulosën rezultatin përfundimtar 6-1. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco