Manchester City ‘kërcënon’ Juventusin për mbrojtësin 24-vjeçar

Manchester City ‘kërcënon’ Juventusin për mbrojtësin 24-vjeçar

11:38, 14/01/2025

Manchester City, nën drejtimin e Pep Guardiolës, po lëviz për Andrea Cambiaso-n e Juventusit. Ky është një informacion surprizë i publikuar këtë mëngjes nga ‘Gazzetta dello Sport’, sipas së cilës klubi i Premier League-s ka vënë në shënjestër lojtarin e Juventusit për këtë sesion të merkatos dimërore.

Për Juventusin, lojtari nuk është në shitje, megjithatë një ofertë e pakontestueshme dhe jashtë tregut mund ta bëjë qëndrimin e ‘Zonjës së Vjetër’ të ndryshojë. Aktualisht, situata është në fazën e shprehjes së interesit dhe nuk është e sigurt që deri në dy javët e ardhshme të merkatos, anglezët të vendosin të veprojnë konkretisht për të.

Në orët e fundit, trajneri i Juventusit, Thiago Motta, ka folur për momentin dhe zhvillimin e lojtarit në konferencën për shtyp të mbajtur dje përpara ndeshjes me Atalantan në kampionat:

"Po përmirësohet. E pashë të hynte shumë mirë në ndeshjen kundër Torinos, shumë i përqendruar dhe i kujdesshëm. Është një djalë shumë i rëndësishëm për ne, mund të luajë djathtas ose majtas, ka disa ndeshje në nivel të caktuar, duke luajtur mirë, me personalitet. Jemi të kënaqur që po gjejmë Andrea-n e fillimit të sezonit. Nesër mund të startojë dhe nëse starton, jam i bindur që do të bëjë një paraqitje të shkëlqyer me shokët e skuadrës."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco