Një mesfushor nën urdhrat e Maganit, Tirana zyrtarizon afrimin e radhës

Një mesfushor nën urdhrat e Maganit, Tirana zyrtarizon afrimin e radhës

13:25, 13/01/2025

Tjetër afrim te Tirana në këtë merkato dimërore. Pas Emanuel Ernest dhe Erisildo Smaçit, klubi bardheblu ka zyrtarizuar marrëveshjen me mesfushorin Rafael De Freitas Silva. 24-vjeçari do të dalë sot në seancën stërvitore për t’u prezantuar me skuadrën dhe stafin teknik.

Njoftimi

“Klubi i Futbollit Tirana njofton afrimin e lojtarit Rafael De Freitas Silva. 24 vjeçari ka firmosur sot me klubin dhe do të jetë pjesë e kampit bardh e blu. Mesfushori do të dalë sot në seancën stërvitore për t’u prezantuar me skuadrën dhe stafin teknik. I urojmë suksese me fanellën.”

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco