Interi ka mposhtur Venecian në transfertë me rezultatin 0-1. Ndeshja ishte e vlefshme për javën e 20-të të Seria A.
Skuadra e Inzagit harron kështu finalen e humbur të Superkupës me Milanin.
Goli i Darmian në pjesën e parë mjaftoi për 3 pikët.
Zikaltrit ndodhen në vendin e dytë me 1 pikë më pak se Napoli kryesues.
Vlen për t’u theksuar se kanë një ndeshje më tepër se ata për të luajtur.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: