Dorëzohet Conte: Kvaraskhelia ka kërkuar largimin, jam i zhgënjyer

Dorëzohet Conte: Kvaraskhelia ka kërkuar largimin, jam i zhgënjyer

16:31, 11/01/2025

Mund të ndodhë një nga surprizat më të mëdha të kësaj merkatoje dimërore. Prej disa muajsh i lidhur me PSG-në, Khvicha Kvaratskhelia ka kërkuar të largohet nga Napoli.

Konfirmimi erdhi nga trajneri i napolitanëve, Antonio Conte, gjatë një konference për shtypin:

"Po flasim për një lojtar të rëndësishëm. Verën e kaluar diskutova për të me presidentin dhe kërkova disa garanci teknike, duke insistuar për qëndrimin e disa lojtarëve të rëndësishëm. Megjithëse ai dhe të tjerë kërkuan transferimin, punova në atë drejtim dhe arrita të mbaja ata që dëshiroja."

Luís Campos dhe Luis Enrique të PSG-s janë admirues të lojtarit gjeorgjian, i cili ka kontratë deri në vitin 2027.

"Ai i kërkoi klubit transferimin. Diskutova këtë çështje me lojtarin, i cili e konfirmoi këtë vendim. Jam i zhgënjyer. E kuptova që ishte një vendim i papritur dhe jam duke bërë një hap pas. Nuk dua që nesër, nëse qëndron, të mendojë se e kam detyruar të rrijë këtu. Këtë e bëra verën e kaluar, duke menduar se do ta bindja për seriozitetin e projektit, por është e qartë që nuk ia dola. Jemi duke humbur një futbollist të rëndësishëm," tha me keqardhje trajneri.

Galeno, nga FC Porto, po përmendet si një zëvendësues i mundshëm për lojtarin gjeorgjian, por Conte sqaroi se klubi ende nuk ka menduar për këtë situatë:

"Ende nuk kemi menduar se si do ta zëvendësojmë. Ishte një vendim i papritur dhe sot më e rëndësishmja është ndeshja e nesërme kundër Veronës. Më e drejtë është që kjo çështje t’i lihet ekipit të lojtarit dhe klubit. Personalisht, duhet të përpiqem të përfitoj sa më shumë nga skuadra aktuale. Nuk mund të detyrojmë askënd të qëndrojë. Nëse ai qëndron, duhet të dijë se kjo është një situatë që ende nuk kam mundur ta zgjidh. Lojtari e di që jam tërhequr."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco