Moriero: Më mërzit rezultati, por edhe kjo është pjesë e rritjes

Moriero: Më mërzit rezultati, por edhe kjo është pjesë e rritjes

17:05, 10/01/2025

Trajneri i Laçit, Francesco Moriero, nuk fshehu mërzinë gjatë prononcimit të tij pas humbjes me Egnatian.

“Jam i mërzitur sepse çunat kanë bërë ndeshje të madhe, ishin të kujdesshëm, nuk kemi bërë kurrë gabime gjatë 90 minutave. Të marrim kështu gol nga një faull yni dhe me një kundërsulm kur ka 1-2 minuta, të bezdis. Për fat të keq, në futboll jo gjithmonë fiton skuadra që ka luajtur më mirë në fushë. Humbjet të rrisin. Kur ke dëshirë për të fituar, rrezikon të marrësh gol. Ne bëmë të pamundurën për të fituar, nuk duhet të humbasim këto pikë se në fund është vështirë për t’i rikuperuar.

Nuk kam parë kurrë skuadër që zbret në fushë për të barazuar apo humbur. Ky është mentaliteti i Laçit dhe hyjmë çdo ndeshje për të fituar. Këto janë gabime nga të rinj. Një skuadër më eksperte se ne rri me 5 lojtarë mbrapa dhe nuk merr gol në minutën e fundit. Më intereson që skuadra është e gjallë. Jam shumë i mërzitur për rezultatin, por kjo është pjesë e rritjes së një skuadre të re.

Mrkatoja? Unë jam trajner, për merkaton mendon klubi. Ajo që di është se kam djem që japin zemrën në fushë. Me këtë skuadër do vazhdojmë, është në dorë të presidentit nëse do kemi prurje. Do ta shohim”, u shpreh Moriero. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco