Luajti 14 vjet me Realin, fituesi i Topit të Artë në vitin 2022 kujton kohët e vjetra në Jeddah

Luajti 14 vjet me Realin, fituesi i Topit të Artë në vitin 2022 kujton kohët e vjetra në Jeddah

16:38, 09/01/2025

Reali i Madridit pati një vizitë të veçantë në Jeddah, kur po përgatitet për gjsmëfinalen e Superkupës së Spanjës (do të luajë sonte ndaj Mallorca-s) .

Karim Benzema, lojtar i Al Ittihad, i cili kaloi plot 14 sezone duke luajtur për Real Madridin (nga viti 2009 deri në 2023), përfitoi nga fakti që "Los Merengues" ndodheshin në Arabinë Saudite për të takuar disa fytyra të njohura.

Image

PĂ«rmes rrjeteve sociale, Real Madridi ndau disa fotografi qĂ« tregonin sulmuesin duke "biseduar pĂ«r kohĂ«t e vjetra" me figura tĂ« ndryshme tĂ« skuadrĂ«s, pĂ«rfshirĂ« Carlo Ancelotti-n, Kylian MbappĂ©nĂ« (shok skuadre nĂ« kombĂ«taren franceze), Jude Bellingham dhe ish-shokĂ«t e tij gjatĂ« kohĂ«s nĂ« kryeqytetin spanjoll, VinĂ­cius JĂșnior dhe Rodrygo.

Image

Pas 14 viteve me fanellën e Real Madrid, Benzema u transferua te Al Ittihad në verën e vitit 2023, duke lënë pas 648 ndeshje, 354 gola, 151 asistime dhe 24 tituj me klubin spanjoll. Gjatë karrierës me kampionët evropianë, sulmuesi francez fitoi gjithashtu "Topin e Artë" në vitin 2022.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco