Yamal pret rinovimin e kontratës: Barcelona është klubi i jetës sime

Yamal pret rinovimin e kontratës: Barcelona është klubi i jetës sime

15:09, 08/01/2025

Lamine Yamal ka premtuar ta lidhë të ardhmen e tij afatgjatë me atë të Barcelonës, pasi ka zbuluar se marrëveshja e re është në prag.

Talenti 17-vjeçar e zbuloi këtë për “CNN Sport”: “Unë nuk e di se kur do të firmoset kontrata, por besoj se do të ndodhë së shpejti.

Në fund të fundit, Barcelona është klubi i jetës sime. Shpresoj ta rinovoj kontratën time dhe të qëndroj në këtë klub sa më gjatë që të mundem. Dua të luaj në kampionatin spanjoll. Dua të luaj për Barçën dhe po, do ta rinovoj kontratën time. Do ta bëj”.

Kontrata aktuale e Yamal do të skadojë në vitin 2026, por shumë shpejt data e marrëveshjes do të ndryshojë.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco