Nuk ka luajtur asnjë ndeshje gjatë vitit 2024, mbrojtësi grumbullohet nga Ancelotti për Superkupën

Nuk ka luajtur asnjë ndeshje gjatë vitit 2024, mbrojtësi grumbullohet nga Ancelotti për Superkupën

16:29, 07/01/2025

David Alaba më në fund rikthehet në dispozicion të Carlo Ancelotti-t. Real Madridi njoftoi sot rikthimin e mbrojtësit të tij qendror, pas një viti mungese, në grupin e lojtarëve të thirrur nga trajneri nga Reggio Emilia, që do të përballen të enjten (ora 20:00) me Mallorca-n në gjysmëfinalen e Superkupës së Spanjës.

Viktimë e këputjes së ligamentit të kryqëzuar në dhjetor 2023, futbollisti i kombëtares austriake nuk ka luajtur asnjë ndeshje gjatë vitit 2024.


© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco