Buzëqesh Mbappe, merr çmimin e lojtarit të muajit

Buzëqesh Mbappe, merr çmimin e lojtarit të muajit

17:08, 06/01/2025

Kylian Mbappésë më në fund i është rikthyer buzëqeshja dhe po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm te Real Madridi i Carlo Ancelottit. Pas një fillimi sezoni ku shpesh u gjend në qendër të kritikave për shkak të situatave "jashtë futbollit", sulmuesi francez është rikthyer të jetë vendimtar dhe efikas.

26-vjeçari francez, ish-lojtar i PSG-së, ishte përcaktues edhe të premten në fitoren e “Los Blancos” ndaj Valencias (1-2) dhe u shpall lojtari më i mirë i dhjetorit, muaj në të cilin shënoi pesë gola dhe u shpall kampion bote për klube pasi fitoi finalen kundër Pachuca-s.

Pasi mori çmimin, ai shprehu mirënjohjen e tij: “Faleminderit shumë tifozëve që votuan, është e rëndësishme. Dhjetori ishte një muaj i mrekullueshëm për mua dhe për ekipin sepse fituam një titull, shumë ndeshje në kampionat dhe një ndeshje të rëndësishme në Champions League. Tani është koha të përballemi me Copa del Rey dhe më pas Superkupën e Spanjës.

Jemi në një moment të mirë. E kemi nisur vitin shumë mirë, me një ndeshje të vështirë, që në fund e fituam, dhe tani synojmë gjithçka. Shpresojmë të fitojmë dhe të luajmë mirë. Ka shumë ndeshje, por siç thuhet këtu, duhet të fitojmë gjithçka dhe të konkurrojmë.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco