Një tjetër klub i Premier League rrezikon të dënohet përveç Manchester Cityt

Një tjetër klub i Premier League rrezikon të dënohet përveç Manchester Cityt

17:08, 02/01/2025

Leicester mund të marrë një dënim me pikë në Premier League për një shkelje të supozuar të normave të të ardhurave dhe sigurisë financiare, pasi ka regjistruar humbje deri në pothuajse 200 milionë sterlina në bilancet e 2022-shit dhe 2023-shit.

Lajmi është dhënë nga “The Sun”.

Klubeve të Premier League u lejohet të regjistrojnë humbje jo më të larta se 105 milionë sterlina në një periudhë prej tre vitesh, kështu që Leicester është në rrezik.

Vendimi do të merret brenda 13 janarit, me Dhelprat që ndodhen që tani në zonën e rënies nga kategoria.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco