Giuntoli përgatit ‘goditjen për titull’ të Juventusit me kosto zero

Giuntoli përgatit ‘goditjen për titull’ të Juventusit me kosto zero

21:54, 01/01/2025

Cristiano Giuntoli po studion lëvizjet për të përmirësuar Juventusin e Thiago Motta-s në mënyrë që skuadra të mund të luajë për të gjitha objektivat deri në fund të sezonit.

Për momentin vështirësitë janë të shumta, golat janë të paktë dhe edhe fitoret nuk po vijnë në mënyrë të vazhdueshme dhe për këtë arsye do të duhet të bëhet një ndërhyrje në merkato.

Sipas “fichajes.net”, Juventusi duket se është në gjurmët e Rafinha.

Futbollisti brazilian është pa e ekip, është larguar nga Al-Arabi dhe është në kërkim të një klubi të ri në Europë për t’u kthyer në nivelet e larta që ka treguar në vitet mes Barcelona-s dhe PSG-së.

Rafinha është akoma 31 vjeç dhe një emër që mund të bindë Juventus-in. Është edhe një goditje “low cost”, sepse do të kënaqej me një kontratë prej një viti e gjysmë prej 2 milionë eurosh.

Rafinha te Juventusi do të ishte një goditje e rëndësishme sepse bëhet fjalë për një futbollist akoma në kulmin e karrierës dhe nëse gjen menjëherë formën mund të jetë një armë më shumë për Thiago Motta-n.

Rafinha i ka thënë “po” Juventusit, por klubi bardhezi ka akoma disa dyshime në lidhje me gjendjen fizike dhe kontratën.

Situata do të vlerësohet me qetësi dhe më pas do të merret një vendim.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco