Klubi shqiptar godet në merkato, afron ish-mbrojtësin e Fenerbahçes dhe përfaqësueses çeke

Klubi shqiptar godet në merkato, afron ish-mbrojtësin e Fenerbahçes dhe përfaqësueses çeke

21:21, 01/01/2025

Klubi shqiptar i Voska Sport ka gjetur akordin me Filip Novak. Arritja e marrëveshjes me mbrojtësin 34-vjeçar raportohet nga mediat në Maqedoninë e Veriut.

Novak mbahet mend për transferimin nga Midtjilland te Trabzonspor për rreth 2 milionë euro.

Më tej ai luajti dhe për Fenerbahçen, ndërsa mbajti veshur dhe fanellën e përfaqësueses çeke.

Aktualisht Voska Sport mban vendin e fundit në elitën e futbollit maqedonas.

Kështu kjo merkato pritet të jetë vendimtare dhe për fatet e gjithë sezoni ku synohet mbijetesa.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco