Rodri: Do të kthehem më i fortë se më parë

Rodri: Do të kthehem më i fortë se më parë

20:57, 01/01/2025

Mesfushori i Manchester Cityt, Rodri, është i bindur se do të kthehet akoma më i fortë pas rikuperimit nga dëmtimi i pësuar në gju.

Fituesi i “Topit të Artë 2024” shpreson të kthehet në fushë para se sezoni të mbyllet.

“Jo, nuk kam frikë. E di çfarë lojtari jam. E di se këto lloj dëmtimesh nuk janë njësoj siç ishin 30 vite më parë.

Gjithashtu, ekipi mjekësor më ka qetësuar shumë në këtë drejtim dhe besoj se do të kthehem më i fortë se më parë”, ka thënë Rodri për “AS”.

“Gjithsesi, kur kthehesh në fushë pas 6,7 ose 8 muajsh nuk është e lehtë. Duhen hedhur hapat një nga një”, theksoi mesfushori i Cityt.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco