Pasi mori çmimin “FIFA The Best” për futbollistin më të mirë në botë, braziliani Vinicius u bë lojtari më i paguar i Real Madridit.
E përditshmja spanjolle “AS” raporton se kontrata e fundit e nënshkruar nga Vinicius në 2022 përfshinte një rritje në rastin e fitimit të “Topit të Artë” ose çmimit “The Best”.
I zgjedhur si lojtari i vitit nga FIFA, Vinicius Jr fitoi një rritje në pagën e tij, e cila deri tani arrinte në 15 milionë euro.
Kështu, braziliani do të fitojë rreth 20 milionë euro në dy sezonet e ardhshme, duke kaluar kështu Kilian Mbappe si lojtari më i paguar i Real Madridit.
Për më tepër, nëse Vinicius Junior fiton “Topin e Artë” ose “FIFA The Best”, paga e tij do të rritet më tej, shkruan gazeta madrilene.
Vinicius tashmë ka shënuar 13 gola me nëntë asistime në vetëm 20 paraqitje në të gjitha garat këtë sezon.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: