Zyrtare/ Ndryshime në futbollin shqiptar, do lejohen 7 të huaj në fushë

Zyrtare/ Ndryshime në futbollin shqiptar, do lejohen 7 të huaj në fushë

16:23, 01/01/2025

Një ndryshim epokal në futbollin shqiptar. Sipas vendimit të Komitetit Ekzekutiv, të bërë publik disa muaj më parë, nga sot, (1 janari i vitit 2025), klubet e Kategorisë Superiore dhe Kategorisë së Parë do të kenë të drejtën të aktivizojnë njëkohësisht 7 lojtarë të huaj në fushën e lojës gjatë ndeshjeve”.

Rregulli ndryshon plotësisht për sezonin e ardhshëm.

Sipas vendimit, duke nisur nga sezoni 2025-2026, klubet e Kategorisë Superiore mund të aktivizojnë lojtarë të huaj pa limit. Praktikisht për një skuadër elitare, në fushë mund të luajnë 11 futbollistë të huaj.

Ndërkohë, rregulli mbetet i pandryshuar, me 7 të huaj për klubet e Kategorisë së Parë.

Sa i përket Kategorisë së Dytë, KE vendosi të heqë kufizimin për numrin e lojtarëve që vijnë nga jashtë qarkut.

Deri tani kufizimi i lojtarëve të huaj në futbollin shqiptar, ishte përdorur si mundësi që klubet të prodhojnë dhe të promovojnë talentet e tyre.

Me heqjen e kufizimeve, mbetet për tu vlerësuar nëse cilësia e kampionatit do të rritet dhe gara do të bëhet tërheqëse për tifozët që kanë braktisur stadiumet, apo nëse akademive shqiptare do t’u bëhet një dëm i pariparueshëm, duke penguar rritjen e brezit të yjeve të së ardhmes.

Ky tavan i ri i numrit të lojtarëve të huaj pritet të ndikojë direkt edhe në merkaton e janarit, ku vëmendja tashmë do të jetë në tregun e jashtëm.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco