,Manchester United ka zgjedhur pasardhësin e Erik ten Hag: Ruben Amorim do të jetë trajneri i ardhshëm i “Djajve të Kuq”. Pas largimit të trajnerit holandez, United lëvizi shpejt dhe vendosi të shpenzonte të paguante klauzolën e largimit të trajnerin nga Sportingu: 10 milionë euro.
Por kur do të debutojë Amorim si trajner i Manchester United? Zërat e fundit që vijnë nga Portugalia sugjerojnë se trajneri nga Lisbona nuk ka gjasa të ulet në stol të dielën e ardhshme për ndeshjen e madhe kundër Chelsea-t.
“Djajtë e Kuq” nuk do ta kenë menjëherë Amorimin pasi që nga momenti i pagesës së shumës së lartpërmendur, sipas ligjit, Sportingu mund ta mbajë Amorimin edhe për 30 ditë të tjera.
Pikërisht për këtë arsye klubi portugez mësohet kërkon edhe 5 milionë të tjera për ta liruar menjëherë. “Record” shton se palët janë në kontakt për të zgjidhur çështjen dhe ideja është që Amorim të qëndrojë te Sportingu deri në pauzën e shkurtër të nëntorit, duke e drejtuar ekipin kundër Estrela Amadoras, Manchester City-t (Champions League) dhe Sporting Bragas.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: