Pasioni i Zlatan Ibrahimovicit për artet marciale nuk është sigurisht një lajm i madh siç tregohet nga rripi i tij i zi në taekwondo. Por nga Anglia njoftojnë se gjiganti suedez ka shfaqur interes për boksin.
Sipas asaj që raporton “The Sun”, 43-vjeçari suedez po mendon për një angazhim të mundshëm në botën e “crossover boksit Misfits”.
Ibra ka bërë tashmë ka testuar ujërat konkretisht me Mams Taylor, bosin e Misfits Boxing, për të kuptuar nëse mund të ketë kushtet për të hyrë në ring në të ardhmen.
"Unë u përpoqa ta bindja Zlatanin dhe ai mund të luftojë - deklaroi vetë Taylor për “SunSport”, duke konfirmuar lajmin. - Unë jam mik i mirë i menaxherit të tij dhe të tre folëm përmes FaceTime".
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: