Al Hilal rigjen Neymarin, në stol në ndeshjen e Championsit Aziatik

Al Hilal rigjen Neymarin, në stol në ndeshjen e Championsit Aziatik

17:36, 21/10/2024

Pak minuta më parë u publikuan formacionet zyrtare të Al Ain-Al Hilal, ndeshje e vlefshme për raundin e tretë të Championsit Aziatik (AFC), që do të nisë në orën 18:00.

Lajmi, siç pritej së fundmi ditë, është rikthimi i bujshëm i Neymar në skuadër. Kampioni brazilian është gati të lërë pas përfundimisht vitin e mungesës për shkak të dëmtimit të rëndë të pësuar në menisk në tetor 2023.

Megjithatë, Neymar do ta nisë ndeshjen në pankinë. Trajneri Jorge Jesus dëshiron të tregohet i kujdesshëm me sulmuesin 32-vjeçar.

“Jam i lumtur që ndihem sërish kështu, një dridhje e vogël në bark para ndeshjes është gjithmonë shumë e mirë... le të jetë një rikthim plot shëndet!

Zoti na bekoftë dhe na ruajtë!”, ka shkruar Neymar në profilin e tij në Instagram.

Megjithatë, rikthimi i plotë i “asit” brazilian do të marrë ende pak kohë, duke marrë parasysh ndalesën e konsiderueshme. Kjo është arsyeja pse ai nuk do të jetë titullar kundër Al-Ain.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco