Dortmundi refuzon stërvitjen në ‘Santiago Bernabeu’

Dortmundi refuzon stërvitjen në ‘Santiago Bernabeu’

15:53, 21/10/2024

Real Madrid dhe Borussia Dortmund nesër mbrëma do të përballen në Champions League në stadiumin “Santiago Bernabeu”.

Pas humbjes befasuese nga Lille të Edon Zhegrovës, Real Madrid synon rikthimin te fitoret, por përballë do të ketë një rival që u ka shkaktuar probleme disa herë në historinë e këtij kompeticioni.

Borussia Dortmund u frikësohet madrilenëve për taktikat. Gjermanët kanë vendosur të mos e zhvillojnë seancën e zakonshme stërvitore në “Santiago Bernabeu”.

Trajneri Nuri Sahin ka zgjedhur të stërvitet në Gjermani. Ai mendon se në Madrid skuadra do të ishte nën vëzhgimin e spiunëve spanjollë, gjë që ata e bëjnë shpesh.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco