Përzgjidhet 11-shja dhe trajneri më i mirë i javës së 9-të të Superligës

Përzgjidhet 11-shja dhe trajneri më i mirë i javës së 9-të të Superligës

10:45, 21/10/2024

Pas përfundimit të javës së 9-të të kampionatit “Abissnet Superiore”, trajnerët e ekipeve kombëtare të moshave kanë nxjerrë në pah edhe trajnerin dhe 11-shen më të mirë të kësaj jave.

Portieri më i mirë i kësaj jave është përzgjedhur Razak Abalora i Elbasanit.

Në repartin e mbrojtjes janë zgjedhur Emiljano Musta (Elbasani), Dynel Simeu (Teuta), Bruno Dita (Dinamo City) dhe Agan Mjaki (Laçi).

Mesfusha më e mirë e  kësaj jave është përzgjedhur: Arinaldo Rrapaj (Partizani), Ledio Beqja (Teuta) dhe Arbin Zejnullai (Egnatia).

Tre sulmuesit e javës janë: Fatmir Prengaj (Tirana), Zé Gomes (Elbasani), William Cordeiro Melo (Laçi).

Ndërkaq, i ulur për herë të parë në pankinën e Laçit, Francesco Moreiro është përzgjedhur nga teknikët e ekipeve kombëtare si trajneri i javës.

Formacioni i javës:

Porta: Razak Abalora (Elbasani)

Mbrojtja: Emiljano Musta (Elbasani), Dynel Simeu (Teuta), Bruno Dita (Dinamo City) dhe Agan Mjaki (Laçi)

Mesfusha: Arinaldo Rrapaj (Partizani), Ledio Beqja (Teuta) dhe Arbin Zejnullai (Egnatia)

Sulmi: Fatmir Prengaj (Tirana), Zé Gomes (Elbasani), William Cordeiro Melo (Laçi)

Trajneri i javës së 9-të: Francesco Moreiro 

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco