Njihen fituesit e Maratonës së Tiranës për distancën 10 kilometra: David Nikolla nga Shqipëria e kaloi i pari vijën e binishit, duke u ngjitur në shkallën më të lartë të podiumit, pas tij, në vendin e dytë, u rendit Albion Ymeri nga Kosovës, ndërsa podiumin e plotësoi Bogdan Somenojeh nga Ukraina.
Për të njëjtën distancë, në kategorinë e femrave u shpall fituese Gresa Bakraqi e Kosovës. Ndërkohë Redia Dauti nga Shqipëria mori vendin e dytë. Podiumin e plotësoi si vend i tretë Luiza Gaia Dal Molin.
Vendi i parë fitoi 800 euro, i dyti 600 euro dhe i treti 500 euro.

© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: