Momente frike për Francesco Flachin. Ish-futbollisti i Sampdorias dhe Fiorentinës pësoi një atak në zemër mbrëmjen e së enjtes së 17 tetorit.
Ngjarja ndodhi ndërsa ish-futbollisti i ditëlindjes 1975 ishte në fushë, duke trajnuar PSM Rapallo, një ekip që luan në grupin B të kampionatit të Promovimit. I dërguar me urgjencë në spitalin e Lavagna-s, Flachi iu nënshtrua një operacioni krejtësisht të suksesshëm.
Mesazhi i Flaçit pas operacionit
Vetë Flachi përmes kanaleve sociale ka dashur të qetësojë opinionin për gjendjen e tij:
"Jam mirë, gjithçka po shkon mirë, për fat kontrollet japin indikacione premtuese. Javën e ardhshme planifikoj t'i kthehem jetës normale dhe ndërkohë dua të dërgoj një përqafim të madh për të gjithë, duke falënderuar secilin person për mbështetjen që më ka dhënë në këto orë”.
Ndërkohë, Sampdoria ka dërguar një mesazh për ish-lojtarin e saj, duke publikuar një postim dedikuar atij në rrjetet sociale. Në ditët në vijim Flachi do t'i nënshtrohet një operacioni të ri për pastrim të mëtejshëm koronar.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: