VIDEO/ Lazio e pafat, Juventusi fiton me një autogol

VIDEO/ Lazio e pafat, Juventusi fiton me një autogol

22:47, 19/10/2024

Juventusi vuan shumë por në fund ia del të marrë maksimumin e pikëve ndaj Lazios në “Allianz Stadium”. Një autogol i Gilas në minutën e 85-të u ‘preku këmbët’ bardhekaltërve, të cilët deri në atë moment kishin rezistuar për minuta të tëra me një lojtar më pak.

(Juventus - Lazio 1-0, goli)

Loja u kushtëzua, në fakt, nga ndëshkimi i Romagnolit me karton të kuqë që në minutën e 35-të, duke e detyruar skuadrën mike të mblidhej në gjysmëfushën e saj në mbrojtje të rezultatit.

Pikërisht pesë minuta para përfundimit të kohës së rregullt, Gila me devijimin e lehtë të topit nxori jashtë loje edhe portierin Provedel.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco