Bayerni i Mynihut nuk bën blof përballë Stutgartit në “Allianz Arena” duke triumfuar 4-0 dhe marrë kreun e Bundesligës me golaverazh më të mirë se Leipzigu.
Tregolësh i Harry Kane, që ishte thjesht i papërmbajtshëm në pjesën e dytë, me miqtë të detyruar për t’u dorëzuar pa kushte.
Në fakt, Stuttgarti ia doli më së miri që fraksionit të parë të ndalte sulmuet e bavarezëve, të cilëve u mjaftoi thjesht një gol për t’u çliruar psikologjikisht.
(Bayern – Stuttgart 4-0, golat)
Harry Kane e zhbllokoi takimin (57’) me një goditje të saktë nga një distancë e largët, për t’i hapur rrugë fitores së thellë të Bayernit.
Sulmuesi anglez e tundi rrjetën edhe në minutat 61’ dhe 80’, por Bayerni ende nuk e kishte thënë fjalën e fundit: në minutën e 87-të shënoi edhe francezi Coman, për rezultatin përfundimtar 4-0.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: