Dueli mes Mainzit dhe Leipzigut, në kuadër të javës së 7-të të Bundesligës, u karakterizua nga mesazhet e tifozëve vendas drejtuar Jurgen Kloppit për rolin e ri të trajnerit, të shpallur së fundmi drejtor i përgjithshëm i futbollit në grupin e Red Bullit.
Ish-trajneri i Liverpool-it do të jetë drejtor i përgjithshëm i futbollit të Red Bullit dhe do të ketë për detyrë të këshillojë të gjitha skuadrat e kompanisë austriake.
“A ke harruar gjithçka që të kemi bërë?”, “Më pëlqejnë njerëzit deri në atë pikë sa më zhgënjejnë” (frazë e thënë nga trajneri dy muaj më parë) dhe “A je i çmendur?” ishin mesazhet në banderolat e ultrasve të klubit gjerman, shumë kritike ndaj ish-trajnerit të tyre.
Duhet theksuar se Klopp ka një lidhje të madhe me Mainzin, klub të cilin e mbrojti për 18 vite, fillimisht si lojtar dhe më pas si trajner.
Ish-trajneri i Liverpool ka qenë objektiv i shumë kritikave në Gjermani, si nga tifozët ashtu edhe nga shtypi, pasi vendosi t'i bashkohet grupit Red Bull.
Mainz’s fan and ultra groups hold banners criticizing former coach Jürgen Klopp for joining Red Bull:
— Felix Tamsut (@ftamsut) October 19, 2024
“Did you forget everything we made you become?”
Old quote of his: “I like people until the point they disappoint me.”
“Are you crazy?” (German: BeKLOPPt)
Via @meenzer_on_tour pic.twitter.com/CHCNCbSKzI
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: