Partizani i vajzave ka mposhtur në stadiumin “Arena e Demave” me rezultatin e thellë 6-0 Tiranën, në derbin e parë për këtë sezon.
Që në pjesën e parë u vulos gjithçka, pasi vajzat e kuqe iu drejtuan dhomave të zhveshjes me avantazhin e katër golave. Ishte Elma Kadriu që tundi rrjetën për “pokerin” personal.
Në të dytën thelluan derbin vetëm për statistikë, Kotarja dhe Ferreira.
Duhet thënë se Tirana pati në formacionin titullar dhe vajza 14, 15 dhe 16 vjeç.
Portierja Berberi ishte ajo që mbajti “bardheblutë” larg një goleade dhe më të thellë.
Kjo sfidë ishte e vlefshme për javën e katërt të Superiores. Ndërkohë që ka luajtur tre takime, Partizani numëron po aq fitore. Tirana në anën tjetër ka një fitore dhe dy humbje.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: