Po shkëlqen këtë sezon me Ipswichin, Muric portieri më i vlerësuar në Premier League

Po shkëlqen këtë sezon me Ipswichin, Muric portieri më i vlerësuar në Premier League

14:40, 18/10/2024

Portieri kosovar Aro Muric po vazhdon të shkëlqejë me paraqitjet e tij këtë sezon të ri të garave me Ipswich Town.

Klubi i sapo ngjitur në elitën e futbollit anglez e kompletoi transferimin e Muric gjatë verës nga Burnley, që tashmë garon në Championship.

25-vjeçari është paraqitur në gjashtë ndeshje këtë sezon me Ipswichin duke bërë mesatarisht 3.5 pritje për ndeshje.

Ai ka arritur të mbajë një herë portën e paprekur gjatë këtij edicioni dhe këtë e bëri në duelin ndaj Brighton, aty ku pati plot gjashtë pritje dhe me meritë ishe shpallur lojtari i ndeshjes.

Për këto paraqitje të mira të portierit shtatgjatë, platforma e statistikave të lojtarëve WhoScored e ka vendosur atë të parin në listën e portierëve më të vlerësuar në Premier League që nga fillimi i sezonit të kaluar.

Për t’u bërë pjesë e kësaj matje që ata kanë bërë, portierët duhet të kishin mbi 10 paraqitje në kampionat.

Muric ka marrë notën 6.97 duke lënë pas vetes disa portierë të njohur si Caoimhin Kelleher dhe Andre Onana.

Lista e plotë e portierëve më të vlerësuar në Ligën Premier sipas WhoScored:

Arijanet Muric – 6.97

Caoimhin Kelleher – 6.91

Alphonse Areola – 6.88

Martin Dubravka – 6.86

Andre Onana – 6.85

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco