Vllaznia nuk mendohet gjatë, ‘blindon’ sulmuesin e ri

Vllaznia nuk mendohet gjatë, ‘blindon’ sulmuesin e ri

21:40, 17/10/2024

Vllaznia duket se ka mësuar nga e kaluara. Klubi shkodran nuk ka pritur më gjatë, duke i rinovuar kontratën për tri sezonet e ardhshme sulmuesit të ri që ka spikatur në këtë fillim sezoni. Referenca është për për 21-vjeçarin Antonio Delaj.

Klubi shkodran e ka bërë të ditur një gjë të tillë në orët e mbrëmjes së kësaj të enjteje. Ky është një vendim për t’u duartrokitur, sepse Delaj mund të konsiderohet një element shumë i rëndësishëm për këtë skuadër.

Njoftimi

“KF Vllaznia ka kënaqësinë të njoftojnë arritjen e akordit dhe firmosjen e zgjatjes së kontratës edhe për 3 vitet e ardhshme me futbollistin Antonio Delaj”.

Duhet thënë se klubi shkodran ka ndryshuar komplet kurs këtë sezon duke i besuar gjithnjë e më shumë elementit të ri.  Pas shitjes se Smajlit e Alivodës, në vijim mund të ketë të tjerë që do të mbushin arkën e klubit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco