Akuzat për përdhunim/ Avokatja e Mbappesë: Do të japë shpjegime vetëm për drejtësinë suedeze

Akuzat për përdhunim/ Avokatja e Mbappesë: Do të japë shpjegime vetëm për drejtësinë suedeze

18:58, 17/10/2024

Marie-Alix Canu-Bernard, avokatja e Kylian Mbappesë, ka bërë deklarata të reja për akuzën e rëndë ndaj lojtarit francez, që, sipas shtypit suedez, është përfshirë në një rast përdhunimi në Stokholm, ku sulmuesi ishte së fundmi me pushime.

Nga ana tjetër, shtypi francez raporton se lojtari kishte një marrëdhënie intime, por ka prova të pëlqimit reciprok.

Këtë të enjte, cituar nga RMC Sport, avokatja ka shpjeguar se lojtari i Real Madridit nuk do të flasë për këtë rast.

“Nëse është e nevojshme, Mbappé ruan të drejtën e tij për të dhënë shpjegime para drejtësisë suedeze”, tha Canu-Bernard, duke akuzuar gjithashtu shtypin që tha se sulmuesi kishte komentuar tashmë këtë rast gjatë vizitës së tij në Stokholm.

Marie-Alix Canu-Bernard drejton gishtin nga gazeta suedeze që publikoi një imazh të lojtarit në qytet dhe, dy ditë më vonë, raportoi akuzën për përdhunim të dyshuar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco