Kuqezinjtë arritën një fitore mjaft të vlefshme me Gjeorgjinë në transfertë, në ndeshjen e vlefshme për Grupin B1 të Ligës së Kombeve.
Kombëtarja vinte pas dy humbjeve radhazi, çka kishte sjellë dhe mjaft kritika në opinionin publik.
Kjo fitore ka risjellë qetësinë dhe ngritur entuziazmin te skuadra.
Ndërkaq, në një status në “Facebook”, analisti Ilir Demaliaj shkruan: Boll më gojëshqyer! Ekipi kombëtar fitoi një ndeshje me një ekip të vështirë dhe që luan fort, Gjeorgjinë. Në Tbilis janë të pamundur edhe nga ekipet e forta europiane. Para 3 ditësh Shqipëria u mund ne Pragë nga Çekia, një ekip tjetër i fortë Europian dhe dikur si Çekosllavaki kampion Europe. Një vit më parë Shqipëria barazoi me Çekinë në Prage dhe fitoi në Tiranë me Çekinë dhe Poloninë dhe ne u kualifikuam për në Kampionatin Europian.
Shqipëria gjatë gjithë historisë së futbollit, nuk ka pasur kurrë rezultate kaq të larta si këto te 15 vjetëve të fundit. Federata Shqiptare nga një qenef dikur nën shkallët e stadiumit “Qemal Stafa”, ka arritur të këtë një kompleks modern dhe mjaft funksional dhe dinjitoz që ja kanë zili federatat e shteteve me të fuqishme te futbollit.
Mirëpo, janë një takëm ish sportistësh, analistësh, drejtues mediash, politikanë që mezi presin të humbë Kombëtarja Jonë që të hapin gojën çorap që të sulmojnë FSHF-në. Kombëtarja do të humbë, do të barazojë dhe do të fitojë ashtu siç ndodh me gjithë ekipet në botë.
Anglia kampion bote sapo humbi me Greqinë në ‘Wembly’. Kush është Anglia? Kampion i Botës, me ekipe në kompeticionet Europiane ka mbi 50 kupa në Europe, dy herët e fundit me radhë nën/kampion Europe, ka kampionatin me te fortë dhe te bukur ne botë. Por nuk u sulën analistët, ish sportistët, tifozët me e mbyt një trajner që është provizor dhe Federatën Angleze te Futbollit, apo te ngazëllehen nga humbja se mos përmbysin FA dhe ta marrin në zotërim gojëçorapët. Jo ata bëhen të gjithë bashkë për të rikuperuar humbjen, analizojnë gabimet, dhe të gjithë bashkë shkojnë për fitoren e radhës.
Bill Shankly, trajneri legjandar i Liverpool -it të famshëm 1959-1974, i cili ka i ka dhënë Liverpool 12 trofe, ka thënë: Ata që nuk na suportojnë kur humbim apo barazojmë, nuk kemi nevojë të na suportojnë kur fitojmë.
Gojëshqyerit ish- futbollistë, analistë, politikanë, e turli qyqari që me padurim presin që të humbë kombëtarja që të godasin F.SH.F -në, kërkush nuk ka nevojë për përkrahjen e tyre kur Shqipëria fiton.
Shqipëria nuk është më e zhvilluara në ekonomi, industri, sporte të tjera e çdo fushë që nuk po del kampion Europe apo Bote. Në qoftë se ka ndonjë fushë ku Shqipëria kompetiton denjësisht në Europë është futbolli.
Prandaj gojëshqyer që me padurim prisni që të humbë Shqipëria që të hidhni helmin e atyre që vetëm bëni bla-bla , shut the fuck up! Urime Sivinjos djemve të kombëtares dhe F.SH.F-së për fitoren në Gjeorgji dhe fitore te tjera. Ju kurrë nuk do të jeni vetëm”.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: